Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, shkaktar lagështia

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmë në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq - Delvinë.

Një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat anësore të saj. Si shkak i këtij aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale të automjetit.

Dyshohet se shkak i tij ka qenë lagështia mbi asfalt, ndërsa aksi Kardhiq-Delvinë u përfshi nga moti i keq me reshje intensive.