Ambasadori Mjeku takohet me zëvendësministrin saudit Al-Rassi, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku, ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin për Çështjet Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Abdulrahman Al-Rassi.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, si dhe për koordinimin rreth çështjeve me interes të përbashkët për të dyja vendet. /Zëri