Hodhën bërllokun ku s’duhet, 400 euro gjobë për dy raste në Prishtinë
Inspektorati i Prishtinës, sipas njoftimit nga Komuna, ka shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 200 eurove secila për hedhje të parregullt të mbeturinave.
Sipas njoftimit, 200 euro gjobë ishin për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen “Lakrishte”, ndërsa rasti tjetër ishte gjobë ndaj një biznesi për hedhjen e mbeturinave biznesore në kontejnerët e destinuar për amvisëri.
“Apelojmë te qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së kryeqytetit. Inspektimet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë”, thuhet në njoftim.