Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij një person në Rahovec
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec.
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë së hënës, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe se Policia tashmë është duke bërë hetimet për këtë rast.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Hetim i vdekjes
Rahovec / 22.06.2026 - NN. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore. /Zëri