Edi Rama vizitë në Francë, takohet me Macronin
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të pritet sot në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron. Diskutimet pritet të zhvillohen mesditën e sotme në pallatin Elize, raporton A2CNN.
Sipas njoftimit të qeverisë franceze, në fokus të takimit do të jetë integrimi i Shqipërisë në BE dhe investimet franceze në Shqipëri.
Takimi i Ramës me Macronin vjen në një ditë kur protesta qytetare në Tiranë do të hyjë në ditën e 23-të të saj, ku kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës.