KRU “Hidromorava” paralajmëron konsumatorët: Dy fatura të papaguara sjellin shkyçje të ujit dhe përmbarim
KRU “Hidromorava” në Gjilan ka dalë me njoftim për konsumatorët që nuk kanë paguar deri në dy fatura se do të kenë shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit dhe procedura përmbarimore.
Kompania ka bërë të ditur se konsumatorët që nuk kanë mundësi ta shlyejnë menjëherë borxhin mund të përfitojnë nga riprogramimi i tij me këste mujore.
Për këtë, ata mund të paraqiten në zyrat e kompanisë për të arritur marrëveshje.