Vazhdon rënia e çmimit të naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, për sot dhe nesër.

Sipas këtyre të dhënave, sot dhe nesër një litër naftë në Kosovë do të shitet për 1.39 euro, pra 1 cent më lirë se ditën e djeshme, shkruan Zeri.info.

Një litër benzinë do të shitet për 1.33, ndërkaq 1 litër gaz për 0.67 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë edhe për ditën e hënë. /Zëri