Sot mot përvëlues, temperaturat deri në 32 gradë
Për ditën e sotme në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 e 13 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës pritet të arrijnë në 28 e 32 gradë celsius.
Kushtet meteorologjike pritet të jenë të favorshme për aktivitetet në natyrë, me mot të ngrohtë dhe intervale me diell gjatë pjesës më të madhe të ditës.