MINTI publikon çmimet, ja sa kushton një litër naftë sot në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.
Sipas të dhënave sot në Kosovë një litër naftë mund të blihet 1.40 euro.
Ndërkaq një litër benzinë kushton 1.33 euro, kurse një litër gaz kushton 0.67 euro.
Këto çmime hyjnë në fuqi me fillim prej orës 10:00.