Përfundojnë xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht” të Mjellma Istrefit
Kanë përfunduar xhirimet e filmit të shkurtër Ni latte pa qumësht, me skenar dhe regji nga Mjellma Istrefi dhe producent Shkumbin Istrefi.
Në film interpretojnë aktorët Tristan Halilaj, Ilire Vinca, Gentrit Shala, Selman Jusufi, Blerta Ismaili, Orgeta Brahimi dhe Liza Curri, ndërsa drejtor fotografie është Naum Doksevski.
Projekti realizohet nga Mayfly Productions dhe shënon një tjetër prodhim të ri në kinematografinë kosovare, pas përfundimit të fazës së xhirimeve. /kultplus