Sami Lushtaku për sulmet dhe fyerjet: Nuk i shërbejnë askujt tjetër, përveç Serbisë
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kritikuar gjuhën fyese dhe përçarëse të pushtetit ndaj tij.
Sipas tij, ata që fyejnë, i shërbejnë pushtetit të Serbisë.
“Lufta e UÇK-së, gjaku i derdhur duhet me na bashku, jo me na nda. Ata që fyejnë dhe shajnë, mendoj që i shërbejnë pushtetit të Serbisë, jo dikujt tjetër”, deklaroi Lushtaku për media.
Këto deklarata kryetari i Skenderajt i bëri gjatë shënimit të Ditës së Çlirimit, ku u nderuan dëshmorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.