Liderët botërorë vlerësojnë marrëveshjen SHBA - Iran
Pakistani, vendi i cili ka luajtur një rol kyç në ndërmjetësim në bisedimet SHBA-Iran përshëndeti marrëveshjen fillestare të paqes të nënshkruar nga dy palët, dokument që e nënshkroi edhe vetë një ditë më parë. “Nënshkrimi i marrëveshjeje në nivelin më të lartë të vendeve përkatëse tregon angazhimin e të dyja palëve për një zgjidhje diplomatike të konfliktit”, u shpreh kryeministri Shehbaz Sharif.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke mirëpritur nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit tha se parashikohet të degradohet aftësia bërthamore të Iranit dhe të rivendoset liria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Presidenti Macron, i cili priti kreun e Shtëpisë së Bardhë në një darkë në Pallatin e Versajës, ku Trump nënshkroi marrëveshjen, tha se pakti hap rrugën për paqe të qëndrueshme dhe ulje të çmimeve të energjisë.
Diplomati më i lartë i Kinës Wang Yi pasi përshëndeti marrëveshjen SHBA-Iran, tha pas një telefonatë me homologun e tij iranian Abas Aragchi se agimi i paqes ka mbërritur. Edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ndërsa vlerësoi nënshkrimin e memorandumit u shpreh e gatshme për hapa konkretë mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Ndërkohë marrëveshja fillestare që do t’i hapë rrugë fundit të luftës në Lindjen e Mesme reflektoi menjëherë në tregjet globale, duke çuar në rënien e çmimeve të karburanteve, ku nafta e papërpunuar Brent ra deri në 78 dollarë për fuçi dhe të paktën 5 milionë fuçi naftë bruto iraniane janë nxjerrë në det që nga arritja e atij pakti. /rtsh