Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë
Të mërkurën rreth orës 14:11 një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë.
Bëhet e ditur se me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
“Rr. ‘Agim Ramadani’, Mitrovicë, 17.06.2026 - 14:11. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport. /Zëri