Kërcënoi zyrtarët policorë, në pranga një person në Pejë
Të mërkurën rreth orës 00:45 është arrestuar një person në Pejë, pasi kishte kërcënuar zyrtarët policorë.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Stacioni policor, Pejë, 17.06.2026 - 00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka kanosur zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri