Vdes një person në Kamenicë, u rrokullis me traktor
Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Ruboc të Kamenicës më datë 17.06.2026, rreth orës 18:35, ku një person është rrokullisur me traktor.
Policia njofton se viktima si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri