Paneli Vlerësues i KPK-së dërgon për konfirmim pesë kandidatë për pozitën e kryeprokurorit të Shtetit
Pas mbajtjes së takimit, Paneli Vlerësues ka dërguar për konfirmim në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) emrat e pesë kandidatëve për pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.
Pesë kandidatët janë:
Atdhe Dema – prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
Naim Abazi – prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
Rafet Halimi – prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
Shqipdon Fazliu – prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit;
Zejnullah Gashi – kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Paneli Vlerësues ka këtë përbërje: Arian Gashi - kryesues dhe anëtarët Visar Krasniqi dhe Elza Bajrami-Kastrati, raporton “Betimi për Drejtësi”.