Lushtaku paralajmëron: Jap dorëheqje nëse PDK-ja lidh marrëveshje me LVV-në
Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku ka deklaruar se nëse PDK-ja arrin marrëveshje bashkëpunimi me LVV-në, do të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës në Skenderaj.
Lushtaku për RTV21 tha se PDK-ja nuk do të duhej të bashkëpunonte me një subjekt politik që gjuhën helmuese dhe degraduese e ka në rend të parë.
“Nëse Partia Demokratike e Kosovës arrin marrëveshje ose lidh koalicion me LVV-në, unë automatikisht jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës në Skenderaj. Ata e dijnë ma mirë, janë Kryesia e partisë, por për mua është e papranueshme bashkëpunimi me një subjekt politik që gjuhën helmuese e ka në rend të parë...”.