Bie për dy centë nafta në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve për ditën e mërkurë.
Sipas çmimeve maksimale të lejuara nga MINTI, çmimi i naftës këtë të martë do të shitet për 1.47 euro për litër, dy centë më lirë se dje.
Benzina do të shitet 1.39 euro për litër dhe gazi 0.67 euro për litër, çmime të njëjta sikur dje.