Temperaturat deri në 29 gradë sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 e 13 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 25 e 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: