Numërohen mbi 87% e votave me postë, ky është rezultati
Numërimi i votave me postë po shkon drejt finalizimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përditësimin e fundit, ka bërë të ditur se janë numëruar 87.44% e votave.
Bazuar në të dhënat e KQZ-së, VV është e para me 72.59% e votave, e pasuar nga LDK-ja me 12.46%.
Vendin e tretë e zë PDK me 7.83%, derisa Aleanca është e katërta me 4.38% e votave.