Hapet thirrja për monitorimin e procesit për emërimin e Kryeprokurorit
Është publikuar thirrja për pjesëmarrje në takimin e Panelit Vlerësues për konfirmimin e statusit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, i cili do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e takimeve në ndërtesën e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
"Ftoheni të merrni pjesë në takimin e Panelit Vlerësues për konfirmimin e statusit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, nesër, me datë 17 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e takimeve në ndërtesën e Këshillit Prokurorial të Kosovës, kati VI", thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se gjatë monitorimit, kërkohet nga secili monitorues që t’u përmbahet të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja.