Zjarr pranë fushës së druve në Vlorë, alarmohen banorët
Një vatër zjarri është regjistruar pranë fushës së druve në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku dyshohet se u është vënë flaka mbeturinave.
Shtëllunga tymi kanë mbuluar zonën, duke shkaktuar shqetësim te banorët përreth.
Drejt vendngjarjes janë nisur zjarrfikësit për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit./TCh