Arrestohet shoferi që aksidentoi 73-vjeçaren në Mitrovicë, e lënduara po trajtohet në QKUK
Një ngasës i veturës është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur me veturë një këmbësore në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit të tij, nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin ku është lënduar një grua 73-vjeçare, raporton Zeri.info.
"Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ku po vazhdon të marrë kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Ndërkaq, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje|, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri