Aksidenti i rëndë në Lin-Pogradec, humb jetën një grua

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Pojskë.

Aksidenti është regjistruar pas përplasjes kokë më kokë mes dy automjeteve, ku fillimisht kanë mbetur të lënduar dy persona dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pogradecit për trajtim mjekësor.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, njëra nga të plagosurat, një grua identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. /euronews