Një tërmet i fortë godet shtetin jugor meksikan të Guerreros

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi sot shtetin jugor meksikan të Guerreros, njoftoi Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).

Në njoftim thuhet se hipoqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.

Për momentin nuk ka informacione për lëndime ose dëme të mundshme.