Arrestohet një person në Prishtinë, Policia i gjen 13 gramë marihuanë

Policia ka arrestuar një person gjatë ditës së djeshme në rrugën “Llapi” në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli në një lokal tek ai është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se lënda e dyshuar e sekuestruar peshonte rreth 13 gramëm raporton Zeri.info.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri