Mbi 98% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, deri më tani janë numëruar 98.08 për qind e votave, ndërsa këta janë emrat e kandidatëve më të votuar nga partitë kryesore politike në vend.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidati më i votuar mbetet Albin Kurti me 240,228 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 188,926 vota dhe Albulena Haxhiu me 110,566 vota.

Top 10 kandidatët më të votuar nga LVV:

Albin Kurti – 240,228 vota

Glauk Konjufca – 188,926 vota

Albulena Haxhiu – 110,566 vota

Hekuran Murati – 95,218 vota

Donika Gërvalla-Schwarz – 89,945 vota

Xhelal Sveçla – 73,601 vota

Avni Dehari – 67,010 vota

Hajrulla Çeku – 63,361 vota

Mimoza Kusari-Lila – 59,815 vota

Ejup Maqedonci

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), kandidati më i votuar është Bedri Hamza me 116,246 vota.

Top 10 kandidatët më të votuar nga PDK:

Bedri Hamza – 116,246 vota

Përparim Gruda – 70,764 vota

Arian Tahiri – 61,361 vota

Uran Ismaili – 58,127 vota

Vlora Çitaku – 39,109 vota

Sala Jashari – 37,303 vota

Ganimete Musliu – 29,209 vota

Arben Mustafa – 27,749 vota

Enver Hoxhaj – 27,275 vota

Rrahman Rama – 26,487 vota

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), listës i prin Vjosa Osmani me 80,369 vota, pasuar nga Lumir Abdixhiku me 72,950 vota.

Top 10 kandidatët më të votuar nga LDK:

Vjosa Osmani-Sadriu – 80,369 vota

Lumir Abdixhiku – 72,950 vota

Doarsa Kica-Xhelili – 57,953 vota

Hykmete Bajrami – 45,885 vota

Avdullah Hoti – 42,148 vota

Kujtim Shala – 35,031 vota

Ukë Rugova – 34,823 vota

Anton Quni – 28,031 vota

Lutfi Haziri – 25,952 vota

Armend Zemaj – 24,671 vota

Ndërkaq, në Aleancë, kandidati më i votuar është Ardian Gjini me 40,214 vota.

Top 10 kandidatët më të votuar nga Aleanca apo ndryshe AAK.

Ardian Gjini – 40,214 vota

Ramush Haradinaj – 36,138 vota

Daut Haradinaj – 27,234 vota

Besnik Tahiri – 23,841 vota

Bekë Berisha – 19,635 vota

Burim Ramadani – 17,437 vota

Time Kadrijaj – 16,606 vota

Agim Çeku – 15,392 vota

Arbër Tolaj – 14,278 vota

Albana Bytyqi – 9,587 vota.