Humb jetën një çiklist pas një aksidenti trafiku në Prizren, arrestohet shoferi

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Faik Konica” në Prizren.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur më 10 qershor 2026, rreth orës 09:58, ndërmjet një veture që drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar dhe një biçiklete.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Megjithatë, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor, transmeton Zeri.info.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërkohë, drejtuesi i veturës është arrestuar dhe, pas procedurave policore, është dërguar në mbajtje. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë në vazhdim./Zëri