Arratisen dy persona nga Qendra Korrektuese në Lipjan
Dy persona janë arrestuar pasi ishin arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan gjatë kohës së shëtitjes në oborrin e institucionit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 qershor 2026, rreth orës 09:15. Të arrestuarit janë dy meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur, të cilët kishin shfrytëzuar kohën e lejuar për shëtitje brenda oborrit të qendrës korrektuese për t’u larguar nga institucioni, transmeton Zeri.info.
Pas lokalizimit dhe arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente dhe më pas janë kthyer në Qendrën Korrektuese.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa autoritetet po vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore. /Zëri