Trumpi paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit për rrëzimin e helikopterit ushtarak

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka paralajmëruar hakmarrje ndaj shtetit të Iranit pas rrëzimit të helikopterit ushtarak Apache afër Ngushticës së Hormuzit.

Në rrjetin “Truth Social”, Trump ka shkruar se është informuar mbrëmë për rrëzimin e helikopterit, ndërsa dy pilotët kanë shpëtuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Sapo jam informuar nga ushtria jonë e madhe se mbrëmë iranianët rrëzuan një nga helikopterët tanë shumë të avancuar Apache, ndërsa po patrullonte mbi Ngushticën e Hormuzit. Në bord ndodheshin dy pilotë, të cilët janë të sigurt dhe nuk kanë pësuar lëndime. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara duhet me patjetër t’i përgjigjen këtij sulmi. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”, ka shkruar Trump.

Sipas mediave të huaja, Iranit kishte sulmuar helikopterin gjatë patrullimit të tij afër Ngushticës së Hormuzit.

“Pilotët janë mirë, askush nuk është lënduar”, u tha Trump gazetarëve në Nju Jork pasi mori pjesë në ndeshjen finale të NBA-së të hënën në mbrëmje, sipas kohës lokale.