E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali 42-vjeçari

Një 42-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të qenieve njerëzore, është arrestuar në Itali pas një operacioni të koordinuar mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Në prangat e policisë ka rënë Sefer Selimaj, i njohur edhe me emrin Ani Ibraliu, i cili prej vitesh i ishte shmangur drejtësisë shqiptare.

Sipas Policisë së Shtetit, 42-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar përfundimisht në vitin 2017 me 15 vite burg për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore.

Nga dënimi i dhënë nga drejtësia shqiptare, Selimajt i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet, 10 muaj e 19 ditë burgim./A2Cnn