Policia ndalon në veri veturën e raportuar të vjedhur në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot e ka ndaluar një automjet në veri të Mitrovicës, i cili ishte raportuar i vjedhur në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit, pas pranimit të informacionit për veturën e raportuar si të vjedhur, janë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe e njëjta është gjetur në Mitrovicë të Veriut.
Me këtë rast, në cilësinë e të dyshuarit është shoqëruar në polici një 20-vjeçar.
“Lidhur me rastin, në stacion policor, në cilësinë e të dyshuarit është shoqëruar personi A. H. (2006) drejtuesi i automjetit.”, thuhet në njoftim.
Meqenëse rasti ishte iniciuar në një qytet tjetër, sipas njoftimit, lënda i është transferuar për trajtim të mëtejmë Stacionit Policor në Fushë Kosovë.