Përditësohen të dhënat në QKN, LVV-ja prin me 39,26%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat nga Qendra Kryesore e Numërimit (QKN), shkruan Zeri.info.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 14:00, deri tani janë procesuar 678 vendvotime, ose 27,14 për qind, ku Lëvizja Vetëvendosje prin me 39,26 për qind, ose 75 mijë e 119 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 37 mijë e 40 vota, ose 19,36 për qind.

Sipas të dhënave të deritanishme, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka 15,14 për qind, ose 28 mijë e 960 vota, kështu duke u radhitur e treta.

E katërta në bazë të këtyre të dhënave është Lisa Serbe, me 25 mijë e 588 vota, ose 13,37 për qind.

Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri tani ka 6,50 për qind, ose 12 mijë e 438 vota.

Theksojmë se këto të dhëna janë nga vendvotimet e rregullta dhe nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimi jashtë Kosovës.

KQZ-ja ka njoftuar se pasditen e sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat deri tani janë tërhequr dhe sjellë në Kosovë. /Zëri