“Liqeni i Mjellmave”, së shpejti premierë në Gjakovë

Shkolla e Baletit Angels në bashkorganizim me teatrin e qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë do të sjellin premierën e baletit “Liqeni i Mjellmave (Swan Lake)”, një rrëfim magjik për dashurinë, sakrificën dhe luftën mes dritës dhe errësirës, i interpretuar nga balerinët e rinj të shkollës dhe artistë të ftuar.

Me koreografi nga Sead Vuniqi dhe Vlora Prizreni, premiera e kësaj shfaqje pritet të jepet me 21 qershor, nga ora 19:00, në teatrin “Hadi Shehu” – Gjakovë.

Në këtë mbrëmje të veçantë artistike, ku eleganca e baletit dhe muzika e pavdekshme e Çajkovskit do të marrin jetë në skenë, pjesëmarrës do të jenë artistët: Elsa Resuli (Teatri i Operës, Tiranë) – Odeta, Jarmando Meci (Teatri i Operës, Tiranë) – Princi, Sead Vuniqi (Baleti Kombëtar i Kosovës) – Von Rothbart.