Madonna sfidon kufijtë me videoklipin e ri, fansat reagojnë pas skenave të forta në “Confessions II” [video]

Ylli i muzikës pop Madonna ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pas publikimit të videoklipit të saj më të ri, ku ajo shfaqet në skena mjaft provokuese dhe artistikisht të guximshme.

Projekti vjen si pjesë e promovimit të albumit të ri “Confessions II”

Në videoklip, që raportohet të jetë rreth 10 minuta i gjatë, Madonna shfaqet në një ambient klubi nate me skena të realizuara në mënyrë kinematografike dhe performanca që kanë tërhequr vëmendjen e fansave dhe medieve ndërkombëtare, shkruan DailyMail.

Projekti përfshin edhe pjesëmarrjen e supermodeles Kate Moss, e cila shfaqet në disa sekuenca të shkurtra.

Sipas medieve të huaja, në videoklip përfshihen edhe disa figura të njohura të industrisë së filmit dhe televizionit, duke i dhënë projektit një karakter të fortë artistik dhe eksperimental.

Fansat kanë reaguar të ndarë, duke e cilësuar videon si një rikthim të stilit klasik provokues të artistes.

Ndërkohë, projekti i ri i Madonna-s ka rikthyer diskutimet rreth stilit të saj të guximshëm dhe mënyrës se si ajo vazhdon të sfidojë normat në industrinë e muzikës edhe në këtë fazë të karrierës së saj. /telegrafi