Zelensky në Finlandë, për Samitin Nordik-Baltik [video]

Volodymyr Zelensky është sot në Finlandë për një samit Nordik-Baltik të aleatëve.

Udhëheqësi ukrainas është takuar tashmë me kryeministrin e Finlandës këtë mëngjes, ku diskutuan mbrojtjen anti-raketore balistike për Evropën.

Kjo vjen pasi Zelensky ishte në Londër gjatë fundjavës, ku u takua me Keir Starmer dhe udhëheqës nga Franca dhe Gjermania gjithashtu, në Downing Street.

Në anën tjetër, Zelensky i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus, nga i cili kërkon armëpushim.

Ndërkaq lideri ukrainas vazhdon t’i bëjë thirrje SHBA-së që të ndërmarrin veprime më të ashpra nga Rusisë që t'i ndalë vrasjet.