Një 86-vjeçar gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë, kanë bërë të ditur autoritetet policore.

Sipas Policisë, rreth orës 07:20 është pranuar njoftimi se një mashkull, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në banesën e tij.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, me të cilin është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes janë duke vazhduar. /Zëri

Foto nga vendi i ngjarjes / Foto: TV Syri Vizion