Ariana Grande dhe Ethan Slater ndahen pas tre vjetësh lidhje

Ariana Grande dhe Ethan Slater i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas tre vjetësh së bashku.

Sipas burimeve pranë çiftit, ndarja ka ndodhur disa muaj më parë dhe ka qenë krejtësisht miqësore, me të dy që vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira.

Burimi bëri të ditur se vendimi erdhi pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe se këngëtarja 32-vjeçare po e përballon mirë këtë kapitull të ri në jetën e saj, shkruan DailyMail.

Aktualisht, ajo është e fokusuar te turneu i saj “Eternal Sunshine”, i cili nisi më 6 qershor në Kaliforni dhe do të përfundojë në shtator në Londër.

Përveç angazhimeve në skenë, Ariana po punon edhe për albumin e saj të ri “Petal”, që pritet të publikohet më 31 korrik.

Ndërkohë, ajo dhe Slater kanë zgjedhur të mbajnë një profil të ulët publik që nga ndarja.

Romanca e tyre nisi gjatë xhirimeve të filmit Wicked, ku Grande interpretoi Galindën, ndërsa Slater luajti rolin e Boq.

Lidhja e tyre u bë publike në korrik të vitit 2023, pak kohë pas ndarjeve përkatëse nga partnerët e tyre.

Megjithëse marrëdhënia përfundoi, burimet theksojnë se mes tyre nuk ka konflikte dhe se ata vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin në karrierat e tyre profesionale. /telegrafi