Ardian Gjini e kalon Ramush Haradinajn në listën e AAK-së

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po zhvillohet edhe për subjektin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Deri tani, kur janë numëruar mbi 19% të votave për këtë parti, listës i prin Ardian Gjini, i cili ka marrë numrin më të madh të votave në këtë fazë fillestare.

Pas tij pozicionohet Ramush Haradinaj, i ndjekur nga Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe figura të tjera kryesore të Aleancës.

Më poshtë gjeni listën e dhjetë kandidatëve më të votuar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri në këto momente: