Mbi 19% e votave të numëruara – ja nga sa vota morën Kurti, Hamza, Abdixhiku e Gjini
Sipas të dhënave të fundit të rifreskuara në mëngjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me 19,46% të votave të numëruara, kandidati i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është më i votuari me 41.629 vota.
Ndërsa krerët e partive të tjera janë si në vijim:
Bedri Hamza Partia Demokratike e Kosovës, 20.228 vota
Vjosa Osmani, bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, 13.537 vota
Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës, 12.255 vota
Ardian Gjini, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 7.506 vota
Këto janë rezultate deri para pak mesnatës, ndërkohë ato do të ndryshojnë varësisht nga dinamika e numërimit të votave.