Numërohen 9% e votave, 10 më të votuarit e LVV-së
Ka filluar zyrtarisht numërimi i votave për kandidatët për deputetë nga radhët e subjekteve politike.
Deri më tani, kur janë numëruar rreth 9% e këtyre votave për Lëvizjen Vetëvendosje, listës i prin kryetari i partisë, Albin Kurti, i cili ka grumbulluar një distancë të ndjeshme votash ndaj të tjerëve.
Pas Kurtit, pozicionohen Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu, të pasuar nga ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar dhe figura kyçe të këtij subjekti.
Më poshtë gjeni listën e 10 kandidatëve më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje deri në këto momente: