Kurti vlerëson pjesëmarrjen në zgjedhje, falënderon qytetarët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti u shpreh mirënjohës për mbështetjen e dhënë, duke theksuar se qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre përmes votës.

“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që na pritën krahëhapur dhe pa asnjë hezitim e me të cilët ndamë përvojat dhe nevojat që kanë për të ecur edhe më shumë përpara. Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike, doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës. Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt”, shkroi Kurti.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, LVV-ja prin me 42,91 për qind.