Lamine Yamal bën premtimin interesant për Kupën e Botës
Ylli i ri i Barcelonës dhe i kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë plot humor kur u pyet për një premtim të mundshëm në rast të triumfit në Kupën e Botës.
“Premtoj se nëse e fitoj Kupën e Botës, do ta lë të më rritet mjekra dhe mustaqet e plota për një vit… jo, për tri javë”, tha Yamali mes të qeshurave
Ai gjithashtu u përgjigj edhe kur u pyet se cilët lojtarë pëlqen të shikojë jashtë Barcelonës.
“Neymar. Ai është idhulli im. Gjithashtu Doku dhe Cherki”, u shpreh Yamali.