Kurti: Vullneti i qytetarëve mbrohet brenda kutive të votimit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme gjendet ekskluzivisht brenda kutive të votimit dhe se mbrojtja e tij është thelbësore për legjitimitetin e procesit zgjedhor.

Në një shkrim në Facebook, Kurti theksoi rëndësinë e angazhimit të komisionerëve dhe vëzhguesve në fazën e numërimit të votave, duke e cilësuar këtë detyrë si përgjegjësi institucionale dhe fisnike.

“Sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi ju peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike”, u shpreh Kurti.

Ai gjithashtu i ka falënderuar të gjithë të përfshirët në proces për punën dhe angazhimin e tyre, duke u uruar mbarëvajtje në numërimin e çdo vote. /Zëri