Gjërat që s’mund t’ia thoni asnjëherë një femre të pavarur

Një grua e pavarur nuk mund ta kuptojë xhelozinë, posesivitetin, kontrollin. Ajo është e lirë nga natyra dhe do të sillet me ju siç do të donte të silleshit ju me të.

Por nëse përpiqeni ta izoloni, do t’ju ikë. Një grua e pavarur e njeh veten tepër mirë. Ndaj, nuk duhet t’ia thoni asnjëherë këto gjëra:

1. “Ish-i yt aty do të jetë?”

Edhe sikur të jetë, një grua e pavarur e ka marrë njëherë vendimin për t’u ndarë nga ai, dhe nuk ka kthim pas. Nëse i kërkoni llogari për ish-ët, vetëm sa po i zini frymën pa arsye.

2. “Me të vërtetë atë do të veshësh?”

Sigurisht që atë do të veshë. Ashtu si ti je i lirë të veshësh ç’të duash; çdokush është i lirë të veshë atë që do dhe një grua e lirë e respekton këtë.

3. “Je shumë e zgjuar. Pse s’i fokuson energjitë në diçka që të vlejë?”

Nuk mund ta shumëzosh me zero gjithçka ajo bën në jetë; e ka zgjedhur vetë dhe për të ka shumë vlerë. Fama, prestigji, për të nuk janë aq të rëndësishme sa të ndierit e plotësuar.