Abdixhiku apel qytetarëve në orët e fundit të votimit: Përcaktoni fatin e Republikës sonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime, teksa procesi zgjedhor po i afrohet përfundimit.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Abdixhiku ka theksuar se kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve, duke i ftuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

“Të dashur qytetarë, kanë mbetur më pak se dy orë deri në përfundimin e votimit në Kosovë. Dilni dhe votoni, ushtroni të drejtën tuaj, përcaktoni fatin e Republikës sonë, vendin që e duam të gjithë për katër vitet e ardhshme”, deklaroi Abdixhiku.

Apeli i liderit të LDK-së vjen në orët e fundit të procesit zgjedhor, kur partitë politike po bëjnë thirrje për mobilizimin e qytetarëve dhe rritjen e pjesëmarrjes në votime. /Zëri