Mbi 400 mijë votues deri në orën 15:00
422 mijë e 830 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri në orën 15:00.
Ky numër përbën 21,57%, raporton Zeri.info.
Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja më e madhe është raportuar në Ranillug, kurse më e ulëta në Dragash.
Në zgjedhjet e datës 20 dhjetor 2025 deri në këtë kohë pjesëmarrja ishte 29.29%. /Zëri