Policia sqaron praninë e forcave të shumta në Prishtinë: Po asistohet për votimin e personave në arrest shtëpiak

Policia e Kosovës ka sqaruar praninë e forcave të shumta policore në Prishtinë.

Sipas Policisë, prezenca e zyrtarëve policorë ka qenë në kuadër të asistimit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim të mundësimit të votimit me kusht për persona që ndodhen në masën e arrestit shtëpiak.

Kështu bëri të ditur për Klankosova zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Kelani bëri të ditur se policia ka ofruar vetëm mbështetje për realizimin e së drejtës së votës së këtyre personave.

“Ne ju asistojmë KQZ-së për çështje të votimit me kusht, që janë disa persona të atyre që janë të ndaluar me arrest dhe tash ne ju asistojmë për me kry të drejtën e votimit. Kjo është veç asistencë të votimit me kusht që e kanë ata”, deklaroi Kelani.