Sa qytetarë votuan deri në orën 13:00?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen e qytetarëve deri në orën 13:00.

Deri tani të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 308.401 qytetarë, që në përqindje është 15,74%.

Deri tani pjesëmarrja më e lartë e votuesve është në Leposaviq.

Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, pjesëmarrja deri në këtë kohë është pak më e ulët. /Zëri