Molliqaj: Sa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garancia për demokracinë

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje që qytetarët të dalin sa më shumë në votime, duke e cilësuar pjesëmarrjen e lartë si garanci për demokracinë.

“Faleminderit të gjitha mediave që na keni përcjellë pas një fushate kreative dhe intensive. Unë besoj që është jetike që pas debateve dhe fushatës, sa më shumë njerëz të shkojnë te kutitë e votimit, sepse aq më e madhe është garancia për demokraci. Demokracia është çelësi i organizimit shoqëror dhe politik”, tha Molliqaj.